Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në aeroportin e Malpensas në Milano.
Një pasagjer i cili po bëhej gati të fluturonte me linjën Milano-Tiranë, ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë është shtyrë edhe fluturimi.
Avioni ishte parashikuar për t’u nisur nga Milano në Tiranë në orën 20.00 ndërkohë që fluturimi është anuluar.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura nga ana e kompanisë ajrore dhe nga kompania që administron aeroportin e Rinasit, në lidhje me vonesën.
/GazetaReforma.com/