Krerët e bashkive të provincave në Lombardi, i kanë kërkuar në mënyrë unanime qeverisë së Giuseppe Contes, që të vendosë sërish shtetrrethim në Lombardi, prej orës 11:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit, për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19.
Ekspertët mendojnë se ndalimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve për gjashtë orë gjatë natës, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme, siç janë arsyet e shëndetit ose punës besohet se do të ndikojnë në përmirësimin e numrave të të prekurve nga koronavirusi në këtë rajon. Dita e parë e shtetrrethemit do të jetë e enjta e 22 tetorit.
Kërkesa është një rrufe në qiell pas miratimit të urdhëresës së fundit të Rajonit të Lombardisë e cila, edhe para vendimit të qeverisë Conte, rriti kufizimet për qytetarët në Lombardi, pjesërisht të marra nga masat e reja të miratuara nga Këshilli i Ministrave.
Një kërkesë tjetër i miratuar në mënyrë unanime është mbyllja e qendrave tregtare gjatë fundjavës. Këto masa do të mbesin në fuqi deri më 31 tetor. Rajoni i Lombardisë është edhe zona më e kuqe në shtetin fqinj.
Kujtojmë se edhe qeveria shqiptare, pothuajse në çdo vendim, ka imituar në mënyrë të shëmtuar masat e marra nga qeveria italiane, në mënyrë pak a shumë kronologjike, si me vendimine gjobave për maskat në hapësirat publike, kufizimi i orareve të lëvizjes, mbyllja ose hapja e kufizuar e bareve dhe restoranteve, mbyllje e kufuzuar në disa qytete, etj.