Skip to content
Bota

Presidencialet në SHBA, nis votimi në Florida

· 2 min lexim

Në Florida nis sot votimi i hershëm për zgjedhjet presidenciale të  3 nëtorit , ndërkohë që 28 milionë amerikanë kanë votuar dy javë para datës zyrtare në kuadër të pandemisë së Covid-19.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili duket se nuk ka shumë kohë në dispozicion për të përmbysur sondazhet që e tregojnë atë pas rivalit të tij demokrat Joe Biden, do të vizitojë sot  Arizonën. Dije Trump nga Nevada, u bëri thirrje mbështetësve të tij të votojnë sa më shpjet .

Florida konsiderohet një shtet kyç për Trump .

Sipas një sondazhi të kryer nga  Reuters nga 7-14 tetor, Ipsos  zbuloi se Biden fiton 49% të votave në Florida, kundrejt 47% që merr  Trump, me një diferencë prej katër pikë përqindjeje.

Kundërshtari i presidentit republikan, Biden realizoi një tubim në kuadër të fushatës në Karolinën e  e Veriut.

Në Karolinën e Veriut, deri dje në mëngjes  kishin dhënë votën e tyre 20% amerikanë  , Biden u bëri thirrje mbështetësve të tij të votojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kritikoi kundërshtarin e tij për pretendimin se vendi kishte lënë pas pandeminë.

“Gjërat po përkeqësohen dhe ai ende po na gënjen,” theksoi Biden nga Karolina e Veriut.

Nga 27.9 milionë amerikanë që kanë votuar tashmë, 55% janë demokratë dhe 24% janë republikanë.

Dy kandidatët për postin e presidentit të SHBA-së  do të marrin pjesë të enjten në debatin e tyre të dytë dhe të fundit në në Nashville, Tenesi.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shkon në zgjedhje ndërkohë që është kritikuar për një sërë çështjesh siç janë keqmenaxhimi i pandemisë së koronavirusit, justifikimi i dhunës së policisë në protestat antiraciale dhe evazion fiskal.

/GazetaReforma.com/