Një pamje spektakolare në kufijtë e përrallores është krijuar nga pemët e zverdhura të stinës së vjeshtës, të cilat kanë mbuluar Parkun kombëtar të Qafështamës.
Ky park që ndodhet mes zonës së Matit dhe Krujës, tërheq si çdo vit shumë vizitor.
Parku Kombëtar i Qafshtamës, ndodhet 25 km në Verilindje të qytetit të Krujës, ku edhe këtë vit është një destinacion turizmi jo vetëm nga banorët e zonës.
Një pamje e krijuar nga pemët e zverdhura të stinës së vjeshtës, të cilat kanë mbuluar parkun e Qafështamës me ngjyra të arta tërheqin si çdo vit shumë vizitor.
Ndërkohë këtë vit ka qenë edhe Bashkia e Krujës, që ka publikuar disa foto mahnitëse të vendit, ku na fton të gjithëve ta vizitojmë, bukurin që ky vend ofron në stinën e vjeshtës.
“Me pamjet e arta të një natyre mahnitëse të Qafështamës, e cila Ju mirëpret edhe në këtë sezon vjeshtor, ju uroj fundjavë të mbarë”,- shprehet kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.
Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafështama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane që u flijuan te “Shkëmbi i Vajës”.
/GazetaReforma.com/