Gratë greviste të Uzinës së Ballshit, gjenden sot në ditën e dytë të grevës së urisë, pasi dje zëvendësuan burrat që kishin 18 ditë në grevë.
Gjatë natës kanë qëndruar 10 gra, ndërsa gjatë ditës shkojnë për mbështetje edhe koleget të tjera. Gratë në pjesën më të madhe kanë tension të lartë, por thonë se medikamentet do t’i marrin në mjediset e grevës.
Ato nuk heqin dorë derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Ato i kanë bërë thirrje të gjithë grave të Shqipipërisë që të sensibilizohen me to për të fituar këtë betejë për të drejtat e tyre, për marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në Uzinën e Naftës. Një prej tyre teksa tregoi se ka 34 vite që punon në Rafineri, u ka bërë thirrje edhe ambasadoreve në vendin tonë, që ta kuptojnë në çfarë gjendje të vështirë që janë.
“Është dita e dytë e grevës dhe unë jam një pjestare e grevës jam laborante në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh prej 34 viteësh dhe sot gjendem pa asnjë të ardhur familjare. Kemi hyrë në këtë grevë prej kushteve ekonomike dhe duam të na paguajnë pagat e prapambetura dhe rfillimin e punës. Repartet janë në gjendje pune. Me një investim të vogël uzina fillon në punë. Ne jemi pjestarë të kësaj uzine, me ato 10 milion euro që ndodhet në uzinë të lajë rrogat e prapambetura të punëtorëve dhe të diskutojë për rifillimin e punës.
Ne jemi sensibilizuar me grevën e shkovë tane dhe do ta vazhdonim dhe ditë më parë. E shikonim që qeveria nuk do e vinte shumë ujin në zjarr dhe këtë grevë menduam ta fillojnë gratë. Kërkesat tona janë më se të realizueshme pagat e prapambetura nuk janë lëmoshë, dhe rifillimin e punës kaq kërkojmë. Gratë e gjithë Shqipërisë të sensibilizohen me gratë e uzinës. Një thirrje edhe për ambasadoret femra, ta kuptojnë në çfarë gjendje jemi ne këtu, është shumë e vështirë gjendja”, tha ajo.
Një tjetër grua, ka shkuar në mbështetje të grave të grevës, e cila i ka bërë dhe një apel kryeministrit Edi Rama që t’u japë një zgjidhje sa më parë. Ajo i ka kujtuar taksat duke thënë se i paguajnë ndërkohë nga ana tjetër, ata nuk marrin atë që u takon.
“Sot kam ardhur këtu të mbështes shoqet e mija që janë futur në grevë. Ato kanë ditën e tyre të dytë dhe e kanë shumë të vështirë. Ne i bëjmë thirrje shtetit të vërë dorën në zemër e të preki problemet tona, sa mirë zoti kryeministër mban një emision të tërë për incerenatorët ndërkohë që ne mbetemi pa punë dhe prespektivë.
Uzina e Ballshit të fillojë punë dhe ne skemi pse të hidhemi në rrugë të madhe. Po u investua puna fillon se ne kemi ndaluar edhe herë të tjera dhe puna ka filluar është bërë investimi dhe remonti në bazë të reparteve. Puna fillon dhe ne këtë kërkojmë fillimin e punës dhe rrogat e prapambetura. Ne të gjitha jemi këtu për të mbështetur shoqet tona.
Zoti kryeministër duhet të marri një zgjidhje, sa mirë kërkon taksat, do drita ujë. Në taksat tona i mban shteti ndërkohë ne si mund të hidhemi në rrugë të madhe kemi një vit pa marrë asgjë”, shtoi një tjetër.
/GazetaReforma.com/