Trajtimi me Remdesivir , nuk ka ndonjë ndikim të rëndësishëm tek pacientët me Covid-19 të shtruar në spital. Ky është konstatimi i studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Studimi vlerësoi Remdesivir dhe tre ilaçe të tjerë në 11,266 pacientë në më shumë se 500 spitale në 30 vende, duke zbuluar se asnjë trajtim “nuk ndikon në mënyrë thelbësore në vdekshmërinë apo intubimin e pacientëve , sipas Financial Times dhe Reuters.
“Trajtimet me Remdesivir, hidroksiklorokinë, lopinavir dhe Interferon duket se kanë pak efekt në vdekshmërinë e pacientëve të shtruar në spital,” vëren studimi.
Prova klinike për Rremdesivir përfshinte 2,750 pacientë të cilëve iu dha ilaçi për dhjetë ditë (200 miligramë në ditën e parë dhe 100 miligramë ditët në vijim )
Gjetjet e OBSH-së nënkuptojnë se aktualisht ilaçi i vetëm që është provuar se rrit shanset për të mbijetuar nga Covid-19 është deksametazoni, një steroid i lirë që merret nga goja dhe është gjerësisht i disponueshëm në të gjithë botën. OBSH ka rekomanduar përdorimin e steroideve në raste të rënda të Covid-19. Shpresat e Organizatës tashëm janë përqendruar në antitrupa monoklonale, dhe medikamente të tjerë antiviralë.
Medikamenti Remdesivir u krijua fillimisht nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences për të trajtuar vrusin Ebola. Ndërsa ishte dhe një nga nga ilaçet që u përdor për terapinë e Presidentit amerikan Donald Trump, pas infektimit të tij me covid-19.
Kompania Gilead komentoi studimin duke thënë se “konkluzionet e tij nuk përputhet me të dhëna më të besueshme nga prova të shumta që tregojnë efikasitetin e Remdesivirit”.
Kompania ra dakord me Bashkimin Europian për të furnizuar me 500,000 doza vendet evropiane, duke lënë hapur mundësinë për një furnizim të ri në të ardhmen.
/GazetaReforma.com/