Disa deputetë të Parlamentit janë gjobitur ditën e djeshme, teksa u panë pa maskë në fytyrë. Deputetët Kujtim Gjuzi dhe Alban Zeneli Alban Zeneli nuk iu bindën urdhrit për të vendosur maskën, por sa dolën nga parlamenti morën gjobë.
Kështu, këtë të enjte bashkë me qytetarët për mos zbatim të urdhrit të qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim, u përfshinë edhe deputetët. Një grup policësh kishin qëndruar para Parlamentit dhe ndëshkuan me gjobë çdo deputet që nuk kishte maskë në fytyrë. Menjëherë pas daljes nga ambientet e Kuvendit, deputetët u ndaluan nga policia dhe pasi iu kërkua mjeti i identifikimit iu vendosën nga gjobat nga 30 mijë lekë..
Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje policisë që të mos bëjë lëshime për asnjë person që shihet pa maskë, duke filluar që nga deputetët.