Skip to content
Bota

Shënohet numri më i lartë i rasteve të reja me Covid-19 në Itali, 83 persona humbin jetën

· 1 min lexim

Në Itali numri i të infektuarve me koronavirus vijon të rritet çdo ditë dhe shifrat janë me të vërtetë alarmuese.

Kjo pasi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8,804 raste të reja të infektuarish, duke e çuar në 381.602 numrin total të të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër, brenda ditës u regjistruan edhe 83 humbje jete si pasojë e koronavirusit (gati dyfishi i 43 vdekjeve të një dite më parë).Në total, bilanci i viktimave ka shkuar në 36,372.

Autoritetet njoftuan gjithashtu se në spital janë shtruar 326 persona, ndërsa në kujdes intensiv, 47 pacientë.

Ndërkohë ditën e sotme është shënuar dhe rekord i ri i numrit të tamponëve: pothuajse 163,000. Rajonet më të prekura vijojnë të mbeten Lombardia (+2.067), Campania (+1.127) dhe Piemonte (+1.033).