Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nafta pa akcizë për fermerët/ Ekspertët shprehen skeptik: Do abuzohet. Nuk zgjidh problemin e  

11:01 15/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Qeveria “Rama” pasi ripërsëriti një premtim të bërë në mandatin e saj të parë, vendosi më në fund që nga viti i ardhshëm t’u heqë disa taksa nga nafta fermerëve.

Skema parashikon shpërndarje të naftës pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksën e ndikimit në mjedis, pa të cilat fermeri do të përfitojë naftë me çmim deri 100 lekë/litër.

Në vitin 2021 pritet të nisë zbatimin skema për shpërndarjen e naftës pa akcizë.

Por eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli, vlerësoi pozitivisht nismën, pasi ul kostot e shpenzimeve për naftë deri në 60 lekë/litër.

Nga ana tjetër masa pritet të rrisë numrin e NIPTE-ve të fermerëve deri në 100 mijë (nga 48 mijë që janë aktualisht të regjistruar në tatime), por shtimi i kërkesës për shpërndarjen e naftës pa akcizë mund të krijojë abuzime.

“Çdo masë mbështetëse që merret për naftën, energjinë elektrike edhe për inputet bujqësore janë pozitive për fermerin. Nisma e prezantuar është pozitive, por se sa do të realizohet mbetet për t’u parë. Skema të tilla gjithashtu krijojnë hapësira për abuzime dhe rezultoi e tillë në vitin 2005, kur u zbatua për herë të parë.

Në censusin e realizuar në vitin 2011 për bujqësinë, në të gjithë vendin rezultuan të ishin rreth 350 mijë fermerë, ku shumë prej tyre, që u përfshinë si fermerë ishin edhe ata me 1 dynym tokë të  përfituar pas ndarjes nga familja me ligjin nr.7501. Nga të dhënat e terrenit mendoj se fermerë aktive që mbajnë ekonominë e vendit janë rreth 150 mijë, por jo të gjithë janë të pajisur me NIPT.

Në tatime janë të  deklaruar 47,000 fermerë dhe 1,000 persona fizikë. Për të përfituar naftë pa akzicë pritet të ketë  rritje të NIPTE-ve të fermerëve deri në 100,000. Por a do të jetë e aftë Ministria e Bujqësisë të përballojë këtë fluks kërkesash pa pasur abuzime”.

Resuli thekson se, skema e re nuk zgjidh problemin e fermerit shqiptar, mungesën e konkurrueshmërisë në produkte krahasuar me vendet e rajonit. Eksperti i bujqësisë rekomandon zbatimin e skemave të njëjta që zbatohen në vendet e rajonit dhe vendosjen e “Shengenit Ballkanik” për produktet bujqësore.

“Një fermë me 60 krerë lopë në Kosovë, nga skema e subvencionimit përfiton 80,000 euro. Në Shqipëri e njëjta fermë përfiton subvencionim deri në 500,000 lekë. Me heqjen e akcizës të naftës, mbështetja do të arrijë deri në 10,000 euro. Me këtë mbështetje, si mundet fermeri shqiptar të konkurrojë atë të Kosovës. Në Malin e Zi janë gjithsej 11,888 ferma dhe shteti jep 61 mln euro nga buxheti në mbështetje të bujqësisë. Në Kosovë buxheti për bujqësinë ishte 51 mln euro dhe u rrit edhe me 26 mln euro në pandemi”.

Skema parashikon shpërndarje të naftës pa akcizë, taksë karboni dhe taksën e ndikimit në mjedis. Resuli shprehet se nga heqja e 3 taksave, fermeri do të përfitojë naftë me çmim deri 100 lekë/litër.

“Nafta parashikohet të zhvishet nga tre taksa, si taksa e karbonit, akciza dhe ndikimit në mjedis dhe sipas llogaritjeve nafta për fermerin do të jetë me çmim 90 lekë deri në 100 lekë/litër. Në treg 1litër naftë shitet me çmim 157 lekë-160 lekë/litër. Kostoja nga heqja e 3 taksave llogaritet të jetë 57 lekë deri 60 lekë/litër. Ndërkohë sot jahtet furnizohen me naftë me çmimin 50 lekë/litër, pasi janë të zhveshura nga 12 taksat që kanë hidrokarburet. Do të duhej që edhe për fermerin të zbatohej e njëjta nismë”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dy ditë më parë se shpërndarja e naftës do të bëhet për fermerin e regjistruar me NIPT, në bazë të sipërfaqes të deklaruar. Nëpërmjet platforme online, fermeri i pajisur me NIPT duhet të bëjë deklarimin e sipërfaqes së tokës, për të kalkuluar naftën që i nevojitet. Sipas Ramës në total nga skema pritet të përfitojnë 70 mijë fermerë.

/Burimi: Monitor.al/ GazetaReforma.com/

Etiketa: akcizafermerekarburante

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Hoti: S'bëj pazare dhe koncesione me territorin e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.