Ish lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sergej Trifunoviç deklaroi hapur se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka qenë bashkëpuntor në vrasjen e Oliver Ivanoviç.
“Hapur ju a them. S’kam asnjë dyshim se Aleksandër Vuçiç, mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviç në kuptimin se së paku e kishte ditur se kjo do të ndodhte, kishte mbyllur sytë, kapsitur syrin, kishte thënë amin, ndoshta edhe e kishte porositur një zot e di, hapur e them dhe le të më padisë” tha Trifunoviç para parlamentit serb.
Trifunoviç nuk kurseu akuzat as ndaj anëtarëve të tjerë të qeverisë serbe.
“Unë e kam të qartë një gjë, e ajo është se pushteti që kreu fushatën dhe kishte nxitur kundër Oliver Ivanovicit, pra Aleksandër Vuiç, Ana Bërnabiç, Marko Gjuriç, i gjithë ekipi që hidhte gurë e dru, me muaj e muaj i kishte vizatuar cak në ballë, e pastaj e qanin mbi varrin e tij, siç ndodhë në tragjeditë e mëdha, e ky pushtet tani heshtë për tre vite,”theksoi ish lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi.
Zyrtari serb së bashku me 20 aktivistë të tjerë u mblodhën para parlamentit serb duke shënuar një mijë vija të kuqe në shenjë proteste duke simbolizuar ditët që kanë kaluar nga vrasja e kryeopozitarit Ivanoviç.
Kreu i Nismës Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi” Oliver Ivanovic u vra më 16 janar të 2018 në Mitrovicën e Veriut nga persona të paidentifikuar. Prokuroria Speciale e Kosovës ka emëruar disa të dyshuar për vrasjen e tij, mes tyre nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç.
\Gazetareforma.al\