Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i zyrtarëve në ARRSH Durrës. Deri më tani kanë rënë në pranga 3 persona, ndërkohë që janë shpallur në kërkim zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë në lidhje me ketë aferë.
Emrat nuk bëhen ende publikë pasi operacioni është në vijin dhe përbën shkelje të sekretit hetimor. Operacioni është kryer sot në mëngjes nga policia dhe prokuroria e Durrësit, ku mësohet se të proceduar për këtë çështje janë disa drejtorë dhe inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor në Durrës.
Në kërkim është shpallur edhe biznesmeni i karburanteve Mustafa Koka, që nuk është gjendur nga policia. Dhe pikërisht arrestimi ka ardhur për ndërtimin e një karburanti në aksin Plepa-Kavajë.
Miratimi i lejes për hyrje-daljen në rrugën ryesore ka bërë që të ngrihen hetimet. Mustafa Koka, sipas burimeve të policisë, është ndërtuesi i një karburanti në rrugën kombëtare që lidh zonën e Plepave me Kavajë. Burimet shtojnë se për këtë karburant ai është shpronësuar me mbi 200 milion lekë të vjetra nga ARRSH, pasi sipërfaqen e truallit dhe karburantit ia kapte plani për zgjerimin e rrugës.
Por nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, Mustafa Koka, dhe me ndihmën e zyrtarëve të ARRSH-së, të cilët thonë burimet kanë shpërdoruar detyrën, Koka ka prishur barrierën mbajtëse të rrugës, duke krijuar hyrje-dalje në rrugën kryesore të paligjshme.
Ky veprim është kryer me argumentin se sipërfaqja e tokës ku është ndërtuar rruga, vijonte të ishte e biznesmenit Mustafa Koka, kur në fakt nga verifikimi i dokumentacionit, ky i fundit rezultonte të ishte shpronësuar nga ARRSH-ja, disa vite më parë.
Në këtë autostradë, heqja e barrierave mbrojtëse u bë shkak për vdekjen e dy fëmijëve të familjes Negollari në një aksident të ndodhur në vitin 2016.
/GazetaReforma.com/