Skip to content
Aktualitet

‘Kemi 1600 shtretër’/ Si gënjeu ministrja Manastirliu në mars, çfarë deklaroi për skenarin më të keq

· 1 min lexim

Minstra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh dje teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Opinion’, se në skenarin më të keq për pandeminë Covid të parashikuar në Shqipëri, janë të gatshëm 1600 shtretër për pacientët, edhe me spitalet rajonale.

“Ne kemi një strategji të përgjigjes së vjeshtë -dimrit. Skenari i tretë është ai ku futet edhe përfshirja e spitaleve rajonale. Pra kur mbyllen kapacitetet 550 shtretër, atëherë kemi tre skenarë të tjerë ku futen edhe spitalet rajonale: 5 spitale në skenarin e parë dhe 6 në dy skenarët  e tjerë, ku totali i shtretërve arrin në 1600 shtretër.”, tha ministrja.

Shifra e gënjeshtërt

Por, vetëm disa muaj më parë Manastirliu pati deklaruar se bashkë me spitalet jo publike, Shqipëria ka në total 9 mijë shtretër në dispozicion të kësaj situate.

Ministrja ishte e ftuar më 16 mars në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në javën e dytë të pandemisë, kur e tha shifrën e tej fryrë.

“Në Shqipëri ne kemi mbi 9000 shtretër përfshirë dhe spitalet jo publike që janë vënë në dispozicion të situatës, që do vihen në shërbim në varësi të situatës dhe skenarëve”, u shpreh ministrja.

/GazetaReforma.com/