Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili vijon vizitën zyratre në vend për të dytën ditë pritet të takojë sot presidentitn Hashimn Thaçi. Bisedimet do të përqëndrohen në vazhdimin e dialogut midis dy vendeve
“Në orën 09:35, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Një ditë më parë Lajçak takoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetaren e kuvendit Vjosa Osmani.
Hoti u shpreh pas takimit me zyrtarin e lartë te BE-së se procesi i dialogut nuk është i lehtë dhe se temave të vështira do t’i qaset me parimet e qarta, duke paralajmëruar se gjatë këtij procesi do të diskutohen edhe tema të vështira siç është çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka përsëritur vaazhdimisht çështja e Asociacionit është temë e mbyllur.
Formimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë marrëveshjen duke argumentuar se parimet e saj nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.