Ish-aktori i humorit Erion Isai, i cili tashmë është bërë nga “Rilindja” kryetar bashkie në Kolonjë, është shprehur se, gjatë kohës që ka qenë në krye të detyrës janë bërë 12.2 milionë euro investime.
Pas kësaj ka reaguar karikaturisti Bujar Kapexhiu, i cili me ironi i ka thënë se, nga kjo shumë parash, cila është pjesa që ka marrë ish-aktori.
Debati i zhvilluar Live në studion e emisionit “Open” në “TCh”, ka vënë në siklet Isain, i cili ka ditur të dalë me lezet nga situata duke i’u përgjigjur Kapexhiut se, ai merr vetëm rrogën dhe asgjë më shumë.
Pjesë nga Biseda në ‘Open”
Isai: Dua të them që gjatë këtij viti që unë jam në krye të bashkisë Kolonjë, janë bërë 12.2 milionë euro investime.
Eni Vasili: Mos bëj fushatë
Kapexhiu: Nga këto 12 milionë, dua të di sa është pjesa jote?
Isai: Patjetër ta shpjegoj unë, pjesa ime është 100% e angazhimit tim personal, se për fatin tim dhe për nder të atij televizioni ku ju jeni ulur ju, i kam zgjidhur me kohë prblemet financiare.
Eni Vasili: Korrupsimi i artistit duket e paarsyeshme…
Kapexhiu: Ndoshta Erioni mund të fitonte më shumë si aktor, sapo filloi regjizurën u bë kryetar. Si aktor mund të fitonte më shumë se sa kryetar bashkie…
/Burimi: TCH/ GazetaReforma.com/