Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sigurimi i shëndetit/ Shqiptarët shpenzojnë shumë pak. AMF: Ja sa u rrit në 8 muajt e fundit

17:45 13/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shqiptarët edhe pse janë futur në një vit pandemie, përsëri tregojnë se janë një popullatë neglizhente jo vetëm ndaj kujdesit shëndetësor, por edhe ndaj masave për garantimin e tij.

Këtë gjë e tregojnë të dhënat për sigurimin mbi shëndetin, për të cilin Shqipëria është thuajse e fundit në Europë.

Një pjesë e shqiptarëve mjaftohen me sigurimet e detyruara shëndetësore në shtet, në një kohë që një pjesë e madhe as për këto nuk interesohen.

Nga ana tjetër, në Shqipëri edhe vet shteti megjithëse paguhet nga kontribuentët  vendas, u ofron atyre vetëm një pjesë të shërbimeve shëndetësore nëpër spitalet publike, edhe këtë me mjaftë mangësi.

Edhe pse qeveria ka propaganduar shërbimin “shëndetësia falas”, ky i fundit i lë “në mes të rrugës” shqiptarët që kanë nevoja më të mëdha shëndetësore se sa ato baziket.

Shqiptarët paguajnë nga xhepi  

Shërbimi shëndetësor “falas për të gjithë” është ende një utopi në vendin tonë. Sistemi i sigurimeve të detyrueshme shëndetësore në Shqipëri ofron zyrtarisht falas shumicën e shërbimeve, nëse pacienti ndjek një sistem të caktuar reference.

Por, për shkak të cilësisë e dobët e shërbimit, mungesës së stafi të specializuar jashtë qendrave të mëdha urbane, korrupsionit dhe kapaciteteve të pamjaftueshme për shërbime të veçanta, shpeshherë pacientët detyrohet t’i marrin pranë qendrave shëndetësore private.

Në shërbimin spitalor ka shpesh mungesë të barnave të domosdoshme, që jo rrallë të sëmurët detyrohen t’i sigurojnë dhe t’i paguajnë vetë nga xhepi.

Shembulli më i fundit është pandemia e Covid-19, ku pacientët që trajtohen në kushte shtëpie, janë të detyruar të paguajnë vetë të gjithë koston e barnave dhe kurave të tjera.

Në ekonomitë më të zhvilluara, një pjesë e mirë e nevojave për kujdes shëndetësor mbulohen nga skemat private të sigurimeve. Por në Shqipëri, shpenzimet e paguara nga kompanitë e sigurimeve janë modeste, me rreth 270 milionë lekë në 8-mujorin e këtij viti dhe rreth 436 milionë lekë për të gjithë vitin 2019.

Një sistem që as nuk ofron shërbim të mjaftueshëm shëndetësor publik dhe as nuk nxit sigurimin privat, deri tani ka prodhuar një barrë të rëndë financiare për shqiptarët.

Të dhënat e Bankës Botërore e rendisin Shqipërinë si një ndër vendet me pagesat më të larta nga xhepi i qytetarëve për shërbimet shëndetësore jo cilësore, me rreth 50% të shpenzimeve totale.

Sigurimi i shëndetit ende një luks

Ajo që po vihet re në Shqipëri sidomos në vitet e fundit, është se janë të pasurit ata që po kushtojnë gjithmonë e më shumë interes edhe tek kultura shëndetësore, apo edhe tek skemat e sigurimeve shëndetësore private.

Familjet e nivelit mbi mesataren, të trembur sidomos nga koronavirusi, kanë nisur që të shqetësohen më tepër për shëndetin e tyre, prandaj u janë drejtuar edhe skemave private të sigurimit shëndetësor.

Për tetë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët kanë shpenzuar 536 milionë lekë ose rreth 4.3 milionë euro për sigurimin privat të shëndetit.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë një rritje të primeve në këtë klasë sigurimi me 13%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është një ndër produktet e pakta të sigurimit që paraqitet në rritje këtë vit, por vlerat ngelen tejet modeste, ashtu si gjithë tregu i sigurimeve vullnetare në përgjithësi.

Vitin e kaluar, shqiptarët shpenzuan më pak se dy euro për frymë, në sigurime private të shëndetit.

Nëse tërmetet e vitit të kaluar nuk sollën ndonjë rritje masive të sigurimit të pronës, as fatkeqësia e madhe shëndetësore e këtij viti, Covid-19, nuk ka sjellë përmbysje të mëdha tek sigurimet e shëndetit. Skemat e sigurimit privat të shëndetit janë pak të përdorura dhe në një pjesë të madhe ofrohen në formën e përfitimeve nga kompani të veçanta për punonjësit e tyre.

/Burimi: AMF/ GazetaReforma.com/

 

 

 

 

Etiketa: amfshendetishqiptaresigurime

Të lidhura

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë
Kryesore

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh të qartë dhe...

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023
Horoskopi

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Dita sjell vendime të rëndësishme për të ardhmen në jetën në çift. Beqarët mund...

11:13 07/06/2025
Para

Rrezikohet jeta e kalimtarëve, bie pema e vjetër pranë spitalit të Pediatrisë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.