Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shkollat, kopshtet dhe çerdhet e vendit tonë.
Kjo pasi së fundmi janë infektuar me Covid-19 dy edukatore në çerdhen “Donika Kastrioti” në Berat.
Sipas AbcNews është infektuar me COVID-19 një mësuese në fshatin Vodicë, në Poliçan dhe 3 mësues në një shkollë 9-vjeçare në Skrapar.
Gjithashtu mësohet se po në Skrapar ka rezultuar pozitiv për COVID-19 edhe një polic në Komisariatin e Policisë. Sakaq COVID-19 ka prekur edhe një punonjëse në Bashkinë e Kuçovës.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme shifrën më të lartë rasteve ditore me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.Kjo pasi nga janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.