Byroja Kombëtare e Hetmit ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për Fazën e Aplikimit Fillestar.
Për këtë garë ku do të jenë fitues 60 persona, kanë aplikuar 650 aplikantë. Nga këto 229 kandidatë janë skualifikuar teksa vijojn më tej 424 të tjerë. Të kualifikuarit që vijojnë garën për t’u bërë hetuesë në BKH, do i nënshtrohen tashmë testit të arsyetimit ligjik me shkrim.
NJOFTIMI NGA BKH
Komisioni i Përzgjedhjes në datë 12.10.2020, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.
Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.
Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.
Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.
Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.