Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Në njoftimin e policisë thuhet se për shkak të motit të keq, drejtuesi i mjetit tip “Golf” Gentjan Haskurit ka goditur për vdekje një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar rrugën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Elbasan/Informacion paraprak
Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.