Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në institucionet shtetërore në vendin tonë.
Këtë herë ka rezultuar pozitive me Covid-19 një tjetër sekretare në Gjykatën e Apelit në qytetin e Gjirokastrës.Menjëherë pas këtij lajmi, janë marrë tamponët për të gjithë personat që kanë patur kontakt me sekretaren dhe deri në marrjen e përgjigjes ata janë vetëkarantinuar në shtëpi.
Ndërkohë kujtojmë se edhe ditën e djeshme një tjetër sekretare në këtë gjykatë u konfirmua pozitve me koronavirus, çka solli dhe pezullimin e punës sot.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Gjirokasstër numërohen 61 raste aktive.
Gjatë 24 orëve në vendin tonë janë testuar 952 persona dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 171 prej tyre, ndërkohë janë shëruar 85 pacientë. Fatkeqësisht kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.