Para pak ditësh kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se nga e enjtja më datë 15 tetor, maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë personat në ambientet e jashtme dhe ato të brendshme si një masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Por për ata që nuk do të resketojnë këtë masë të re të marrë nga qeveria do të ketë dhe gjoba.
Sipas “ReportTv” masa administrative do të jetë nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë, por vendimi do të merret të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.Gjoba do të vendoset në faturën e dritave për shkelësit, ndërsa për bizneset do jetë në mënyrë tradicionale.
Pritet që të mërkurën të bëhet publik akti normativ bashkë me detajet që e shoqërojnë, duke kujtuar se qeveria ka vendosur që gjoba për mos mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura të jetë 2 mijë lekë.
Ndërkohë do të jetë Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake që do të ushtrojë kontrollet për zbatimin e kësaj mase.