Skip to content
Bota

Zbulohet një vatër e re infeksioni në Kinë, 9 milionë banorë do të testohen në 5 ditë

· 1 min lexim

Banorët e qytetit Qingdao në Kinë do t’i nënshtrohen testimit për Covid-19 në një periudhë kohore prej 5 ditësh. Kjo vjen pas regjistrimit të një sërë rastesh të lidhura me një vatër spitali ku kuroheshin pacientë të Covid-19.

Që nga e diela ka pasur gjashtë raste të reja me Covid-19 dhe gjashtë raste asimptomatike, të gjitha të lidhura me Spitalin e Qingdao.

Qingdao ka një popullsi prej 9 milionë banorësh, dhe pritet që të gjithë ti nënshtrohen testit, teksa një metodë të tillë autoritetet përgjegjëse kineze e kanë quajtur si një mënyrë për të mbajtur nën kontroll pandeminë.

E njëjta gjë ndodhi edhe në maj, kur i gjithë qyteti i Wuhan, ku edhe mendohet se nisi virusi, iu nënshtrua testit. Autoritetet e Kinës tashmë e kanë kthyer në strategji testimin masiv në momentin e parë kur një zonë shfaq të infektuar. Deri më tani ka rezultuar e suksesshme.