Skip to content
Bota

‘AstraZeneca’, Uashingtoni financon me gjysmë miliard dollarë terapinë e covid-19

· 1 min lexim

Administrata e persidentit të SHBA-ve, Donald Trump, investoi afro gjysmë miliard dollarë për zhvillimin dhe shpërndarjen në një shkallë të gjerë të një terapie ndaj Covid-19.  Lajmin bëri të ditur kompania farmaceutike “AstraZeneca”, e cila ndodhet në një nivel të avancuar të provave klinike.

Sipas deklaratës së kompanisë farmaceutike, Uashingtoni do të kontribuojë duke investuar  486 milion dollarë, në zhvillimin dhe shpërndarjen e 100,000 dozave deri në fund të këtij viti.

Testimi i fazës 3 të kombinimit të antitrupave AZD7442 po përparon me shpejtësi,” njoftoi  kompania ndërsa shtoi se : “Në dy provat që do të zhvillohen në  Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera do të marrin pjesë  6,000 të rritur në kuadër të parandalimit të covid-19 ndërsa  4,000 të tjerë në provat për të trajtuar infeksionet nga koronavirusi i ri.

AstraZeneca në bashkëpunim me universitetitin e Oksfordit  po zhvillon një vaksinë të mundshme për koronavirusin e ri. Kompania  njoftoi në fund të gushtit se kishte filluar provat e fazës 1 të ilaçit të saj AZD7442, i cili në atë kohë financohej me 25 milion dollarë nga qeveria amerikane.

Medikamenti “AZD7442” është një kombinim i dy antitrupave nga pacientët e shëruar nga Covid-19.

/GazetaReforma.com/