Shqiptarët mezi po e prisnin rinisjen e procedurave të lotarisë më të dashur për ta, asaj për të kapur mundësinë e radhës që do t’i dërgojë përtej Atlantikut.
Por kur Lotaria Amerikane sapo ka nisur për këtë vit, njoftime të reja udhëzuese dhe ndihmëse vijnë për aplikuesit.
Kështu, Ambasada Amerikane, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me procedurat për aplikimin për lotarinë amerikane 2020.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, ambasada këshillon që në aplikim të përfshini edhe emrin e bashkëshortit, si dhe të fëmijëve nën moshën 21-vjeçare.
Kjo gjë vlen dhe në rastin kur familjarët nuk do të udhëtojnë me ata që shpallen fitues.
“Nëse po aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022, ju duhet përfshini bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, edhe nëse ata nuk do të udhëtojnë me ju.
Shihni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/Afku50BFrr2” thuhet në njoftimin e ambasadës. Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.
KLIKONI KETU: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/diversity-visa-program-entry/diversity-visa-submit-entry1.html
/GazetaReforma.com/