Policia e Mallakastrës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 62-vjeçar, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Bëhet me dije se 16-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje edhe më parë.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 16 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje”, njofton Policia.