Skip to content
Të Gjitha

Vrasja në Ballsh/ Pas vëllait të viktimave, prindërit e Gazmendit: “Duam kujdestarinë e fëmijëve”

· 2 min lexim

Prindërit e Gazmend Mustës, i cili vrau gruan dhe kunatën pas një sherri në qytetin e Ballshit, sot i janë drejtuar gjykatës së Fierit me kërkesën për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Bedri e Lumturi Musta kanë besim tek gjykata, ndërsa në një prononcim për “BalkanWeb”, babai i Gazmendit është shprehur se i plotëson të gjitha kërkesat ligjore për të përfituar kujdestarinë e tyre.

“Unë si prind, si gjyshi i fëmijëve, kërkoj kujdestarinë e fëmijëve të djalit tim. Prandaj unë i jam drejtuar Gjykatës së shkallës së Parë në Fier që të marr kujdestarinë e fëmijëve, që të mbaj familjen e djalit të bashkuar. Kriteret për të mbajtur fëmijët i plotësojmë, që t’i mbajmë të lumtur të shëndetshëm dhe të shkolluar. Unë kam besim të plotë te gjykata e cila do të vendosë se kush i plotëson kushtet e fëmijëve për t’i marrë,”- është shprehur ai.

Fëmijët e mitur ndodhen aktualisht në fshatin SOS. Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 2 janarit, ku Gazmendi në debat e sipër qëlloi duke i lënë të vdekur në vend të dyja motrat.

Kujtojmë që më herët edhe vëllai i viktimave tha se do të kërkonte kujdestarinë e fëmijëve.