Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur i gatshëm për bisedime dhe kompromis në dialogun me Kosovën, por nga ana tjetër nuk ka pranuar kurrsesi ultimatum dhe mesazhe të njëanshme.
Mediat kosovare kanë bërë me dije se presidenti Vuçiç është pyetur nga mediat serbe për deklaratën e të dërguarit të BE-së në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miloslav Lajcak, i cili ka thënë që pret një vendim mbi Kosovën, kësaj deklarate ai është përgjigjur duke thënë se pret një bisedë të saktë me Lajcak .
“BE-ja do të kuptojë që dikush nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen dhe më pas të miratojë një rezolutë që mohon ekzistencën e komunave serbe ose duke thënë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo është e pamundur, nuk mund të ndodhi. Unë pres presion në të ardhmen, nuk mendoj se do ta bëjë Lajcak, do ta bëjnë disa vende të mëdha, të cilat do të thonë nëse e pranon atë, do të jesh një demokrat i madh dhe nëse jo atëherë do të jesh autokrati më i madh,”– ka thënë për mediat serbe presidenti Vuçiç.