Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me dhunë, një vajzë të mitur 14-vjeçare.
Bëhet me dije se pas denoncimit, policia ka arritur që të arrestojë shtetasin Xh.M., 25-vjeç.
Njoftimi i Policisë:
“Policia ka bërë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit me inicialet Xh.M, i cili ka abuzuar seksualisht një 14-vjeçare.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u ndalua shtetasi Xh.M., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare”, njofton policia.