Mjekimet amerikane kanë treguar se mund të jenë efektive edhe ndaj një sëmundje të rëndë siç është ajo e COVID-19.
Presidenti i 45-të i SHBA-ve, Donald Trump, ka përfunduar ciklin e tij të trajtimit për Covid-19 dhe mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë, ka thënë mjeku i tij.
Dr. Sean Conley tha se presidenti kishte reaguar “jashtëzakonisht mirë” ndaj mjekimit dhe kishte “mbetur i qëndrueshëm”.
Trump më vonë tha se, ai ndoshta do të bënte një tjetër test Covid të premten dhe shpresonte të mbante një tubim gjatë fundjavës. Më herët presidenti amerikan u tërhoq nga debati televiziv të enjten e ardhshme me rivalin demokrat Joe Biden.
Ai tha se, “nuk do ta humbte kohën e tij në një debat virtual”, pasi organizatorët thanë se, do të duhej të zhvillohej në distancë sepse Trump kishte dalë pozitiv për koronavirus.
Kjo lëvizje shkaktoi një përplasjes rreth mënyrës se kur do të zhvilloheshin debate të mëtejshme.
Ndërkohë, Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, demokratja më e fuqishme në Uashington, tha se, pyetjet serioze në lidhje me shëndetin e Presindetit Trump ishin ende pa përgjigje.
Ajo tha se, kishte në plan të prezantonte legjislacionin të Premten për të krijuar një komision për të vlerësuar aftësinë e presidentit për zyrën dhe “të ndihmojë në sigurimin e një lidershipi efektiv dhe të pandërprerë”.
Një deklaratë që njofton lëvizjen tha se komisioni do të ngrihet nën amendamentin e 25-të, i cili përshkruan se si një president i ulur mund të hiqet nga pushteti nëse ata konsiderohen të paaftë për të kryer detyrat e zyrës. Trump i’u përgjigj njoftimit në Tëitter, duke e quajtur zonjën Pelosi “të çmendur”.
/GazetaReforma.com/