Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar ditëne sotme pas thirrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësore për gjyqtarët, që të kandidojnë për pozicionet e lira në Gjykatën Kushtetuese.
Duke vlerësuar këtë hap të KLGJ, ambasadorja Yuri Kim thekson se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës, pasi sipas saj Shqipëria ka nevojë për ta.
“Është mirë që KLGJ (pas HPC) po vepron për të mbështetur stabilitetin në karrierë për gjyqtarët e vettingut që aplikojnë për 2 vendet e hapura të Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë se kjo do të inkurajojë më shumë gjyqtarë që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju”, shkruan Yuri Kim.
Good that the HJC (following HPC) is acting to support career stability for vetted judges who apply for the 2 open Constitutional Court seats. We hope this will encourage more judges to answer the call of duty. 🇦🇱 needs you! https://t.co/ges0bdKGv7
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) October 8, 2020
Ndërkohë kujtojmë se më herët gjatë ditës Këshilli i Lartë Gjyqësor u bëri thirrje gjyqtarëve që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit në vetting duke u konfirmuar në detyrë, të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.