Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi ditën e sotme për konfirmimin në detyrë të Prokurores së Tiranës, Afërdita Ndoi.
Një ditë më parë, prokurorja Ndoi doli përpara KPK për tu ballafaquar me gjetet në tri kriteret e rivlerësimit të figurës së saj.
Ndoi është diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003. Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/GazetaReforma.com/