Athina është përfshirë nga tensione të mëdha ditën e sotme pasi Gjykata e Apelit vendosi të shpallte organizatë kriminale partinë neonaziste të ekstremit të djathë, “Agimi i Artë”.
Gjykata e Apelit dha dhjetra dënime, mes tyre edhe për 16 vrasje ndaj anëtarëve të partisë së “Agimit të Artë”. Në gjyq ishte e pranishme edhe Magda Fyssa, nëna e reperit grek Pavlos Fyssa, që u vra nga anëtarë të organizatës së ‘Agimit të Artë’. Nëna e reperit të vrarë, ishte një nga dëshmitaret dhe prova kryesore në lidhje me akuzat e ngritura për vrasje ndaj neonazistëve.
Pas vendimit, Magda Fyssa ka dalë e përlotur dhe duke deklaruar me zë të lartë ”Pavlos e bëri këtë … Djali im. Kam pasur të drejtë, kam humbur një fëmijë, por kam fituar të gjithë fëmijët e botës. Pavlos është gjallë, i shtypi nazistët”, thënë e emocionuar përpara mediave nëna e reperit të vrarë nga anëtarët e “Agimit të Artë”.
Ndërkohë simpatizantët dhe anëtarët e “Agimit të Artë” janë përleshur me mbështetës dhe anëtarë të organziatave dhe partive të majta, si dhe në lagjet e Athinës ku ata kanë kontroll kanë hedhur molotova ndaj policisë greke. Po ashtu edhe përpara Gjykatës së Apelit të Athinës, u hodhën molotovë në drejtim të institucionit.
Ndërkohë protesta më masive ishte ajo e sindikatave, organizatave për të drejtat e njeriut, Partisë Komuniste greke KKE dhe partisë së majtë të qendrës, SYRIZA, të cilat kërkonin drejtësi për të gjitha krimet që ”Agimi i Artë” ka kryer ndër vite.
Mediat greke bëjnë me dije se Gjykata Apelit në Athinë ka dënuar 15 nga 17 anëtarët e partisë të “Agimit të Artë për vrasjen e reperit Pavlos Fyssas.
Personat në fjalë janë gjykuar për drejtimin e një organizate kriminale, ku rrezikojnë të dënohen me 5 deri në 15 vjet burg. Prej këtij gjykimi nuk janë dënuar vetëm dy anëtarë të “Agimit të Artë”.
Mësohet se para gjykatës së Apelit ku u dha edhe vendimi, kanë nisur trazirat. Bëhet me dije se ka patur përplasje mes mbështetësve të ‘Agimit të Artë’ dhe manifestuesve kundër tyre, kryesisht aëtarë të organizatave dhe partive të majta greke, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shpërndarë turmat.
Kujtojmë që partia e ekstremit të djathtë, ‘Agimi i Artë’, ka qenë një subjekt politik i cili për disa mandate ka patur deputetë në parlamentin grek, por në zgjedhjet e fundit parlamentare ku fitoi partia “Demokracia e Re”, nuk arriti të merrte asnjë mandat. /GazetaReforma.com/
Të akuzuarit për drejtim të organizatës kriminale “Agimi i Artë” janë:
Nikos Michaloliakos
Christos Pappas
Elias Kasidiaris
Giannis Lagos
Elias Panagiotaros
Konstantinos Barbarousis
Eleni Zaroulia
George Germenis
Panagiotis Iliopoulos
Nikos Michos
George Germenis
Antonis Gregos
Chrysovalantis Alexopoulos
Michael Arvanitis-Avramis
Efstathios Boukouras
Polyvios Zisimopoulos
Nikos Kouzilos
Artemis Mattheopoulos
Dimitris Koukoutsis
George Patelis
Anastasios Pant./GazetaReforma.com/