Trafiku në Tiranë është shtuar ndjeshëm që nga fillimi i shtatorit. Është kthyer vërtetë në një gangrenë për qytetarët e kryeqytetit, ku nuk ka ditë të javës që të mos përjetojnë trafik, duke harxhuar shumë minuta e orë.
Radhë të gjata krijohen nëpër akset kryesore hyrëse të qytetit, apo edhe në rrugët brenda për brenda. Për këtë çështje, Erion Veliaj foli dje në emisionin ‘Open’, ku sërish gjeti justifikime duke hequr veten nga përgjegjësia.
“Unë jetoj në Tiranë. Për distancat e largëta unë vij me makinë. Ajo që duhet kuptuar është fakti që u vonuam te Astiri kapi kalendarin e të tjerëve që nuk shtyhen dot. Kemi punuar te rruga e Durrësit, ajo do të ketë vetëm një krosi biçikletash, sepse po vendosim pllakat tek ana tjetër.
Qytetarët kanë të drejtë që ankohen do të dëshiroja ta mbaronim Astirin por nuk mund të shtynim rrugën e Durrësit, që ka një tub me diametër sa unë në këmbë. Së pari ka disa afate. Një afat është në nëntor që hapet një arterie e rëndësishme që është “Zogu i Parë”.
E para varet nga pandemia, nëse më parë kemi dy pike, mëngjesin dhe drekën, tani prej shkollave kemi më shumë. Në momentin që ne rikthehemi në normalitet shkollat kthehen në një turn dhe hapen 5 shkolla. Shumë punë, takime, biseda, dreka darka po kryhen të gjitha tani. Unë do të kërkoj ndjesë që sado të mundohesha Astiri duhej tre vite të zgjidhej, por në këtë fazë jemi afër fundit”, tha Veliaj.
/GazetaReforma.com/