Skip to content
Aktualitet

Kontrabandë dhe mashtrim, arrestohen 5 persona nga Agjencia e Burimeve natyrore, 1 në arrest shtëpie

· 1 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa prej zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nga sa mësohet, deri më tani janë arrestuar 5 persona, e një tjetër janë vendosur në arrest shtëpie. Ndërkohë, dy të tjerë ende nuk janë kapur.

Veprat e hetuara mësohet se janë mashtrim me pasoja të rënda, neni 143, kontrabandë me mallra që paguhen akcizë, neni 172, fshehje të ardhurash neni 180, shpërdorim detyre neni 248 i Kodit Penal.

/GazetaReforma.com/