Infektimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me koronavirus tërhoqi vëmendjen e gjithë mediava anë e mbanë botës.
Por jo vetëm kaq, bujë të madhe shkaktoi edhe rikthimi tiji në Shtëpinë e Bardhë pas shtrimit në një qendër mjekësore ushtarake “ Walter Reed” për shkak të infektimit me COVID-19.
Në lidhje me këtë temë, mjeku Pëllumb Pipero ishte i ftuar në lidhje direkte në emisionin Rudina në Tv Klan, duke komentuar infektimin e Trump, gjestin kur presidenti hoqi maskën sapo arriti në Shtëpinë e Bardhë dhe a ishte normale dalja e tij kaq herët nga spitali.
Pëllumb Pipero: Historia po provon që ky virus nuk përjashton asnjë, fakti i infektimit të Trump e vërteton më së miri këtë gjë. Mjekimin e Donald Trump nga një personel mjekësor shumë i përzgjedhur dhe faktin që ai rifilloi kaq shpejt punë, e konsideroj sukses në mjekësi. Përsa i përket maskës, e vlerësoj si akt të momentit që presidenti do të tregojë se ai është i shëruar plotësisht dhe e mundi koronavirusin, dëshmon që ne nuk duhet të kemi frikë, por kujdes. Gjestin e vlerësoj pozitiv.
Rudina Magjistari: A ishte e sugjerueshme që ai të dilte kaq shpejt nga spitali?
Pëllumb Pipero: Ne jemi mësuar të shohim jo vetëm deklarata, por edhe veprime në politikë përsa i përket aplikimit të medikamenteve dhe mjekimeve. Nuk dimë shumë gjëra para se Trump të shfaqte shenja. Mjeku ka treguar se e hëna do jetë vendimtare për gjendjen e Trump dhe mendoj që mund të ketë qenë i infektuar që 8 ditë më parë. Trump duhet të ketë qenë i sëmurë ditë më parë, para se të merrej vesh nëpër media. Tani ai duhet të punojë me maskë, të kufizojë takimin me stafin. Trajtimi i tij rezultoi efikas dhe me sukses.
Rudina Magjistari: Mendon se do infektohet Trump për herë të dytë?
Pëllumb Pipero: Jo, sepse shanset janë 1 në 1 milion banorë siç kemi dëgjuar deri më tani.
/Burimi: TvKlan/GazetaReforma.com/