Skip to content
Showbiz

“E kam pikë në zemër të takoj Veliajn”, Stresi rrëfen për pengun e jetës dhe infektimin me Covid-19

· 2 min lexim

Reperi nga Shqipëria, Stresi ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “NIN” në Klan Kosova ku foli dhe tregoi shumë gjëra nga jeta e tij e zhurmshe nga ngjarjet e bujshme që lidhen me të.

Gjatë intervistës reperit iu drejtua pyetja se çfarë i kishte mbetur pikë në zemër, ai tha se do të takojë njëherë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Stresi deklaroi se do të donte shumë që ta shikonte njëherë Veliajn, pavarësisht përplasjeve që ka pasur me të.

Pjesë nga biseda:

Moderatori: A ke diçka pikë në zemër?

Stresi: Normalisht që kam. Normalisht. Pikë në zemër…më ka mbetur të shikoj Erion Veliaj, ta shikoj atë njeri. E vetmja gjë që më ka ngelur pikë në zemër është ta takoj.

Moderatori: S’paske pika të rënda.

Stresi: Po, këtë kam pikë në zemër…

Ndërkohë në lidhje me infektimin e tij me koronavirus ai tregoi se fotoja u publikua pas një loje me miqtë dhe më pas e fshiu, por ishte tepër vonë, sepse lajmi kishte marrë dhenë.

I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, u shpreh Stresi.