Para pak ditësh Shtëpia e Bardhë në Washington lajmëroi se presidenti Donald Trump dhe zonaja e parë e SHBA-ve Melania Trump ishin infektuar me Covid-19, duke njoftuar se Presidenti dhe Zonja e parë do të qëndrojnë të izoluar.
Pak orë më vonë, presidenti Trump u dërgua për kujdes mjekësor në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane Walter Reed.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Melania vijon të kalojë ditët e izoluar në Shtëpinë e Bardhë. Me anë të një postimi në TWitter ajo njoftoi se nuk është larguar dhe nuk do të largohet nga Shtëpia e Bardhë për të vizituar Presidentin, Donald Trump, në spital.
Në postimin e saj, Melanie Trump tha se ajo ndihet mirë dhe do vazhdojë të qëndrojë në shtëpi. Ndërsa falënderoi stafin mjekësor dhe mjekët, Zonja e Parë tha se lutjet e saj shkojnë për këdo që ka një anëtar të familjes të infektuar.
“Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen! Unë jam mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Faleminderit stafit mjekësor dhe kujdestarëve kudo, dhe lutjet e mia të vazhdueshme për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të ndikuar nga virusi “, shkruan Melania.
My family is grateful for all of the prayers & support! I am feeling good & will continue to rest at home. Thank you to medical staff & caretakers everywhere, & my continued prayers for those who are ill or have a family member impacted by the virus.
— Melania Trump 45 Archived (@FLOTUS45) October 5, 2020