Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ish-deputeti demokrat Astrit Veliaj: Basha nuk ka fuqi si kryeministër, në PD ka kandidatë me të shkuar kriminale

19:03 05/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

PD ka bërtitur pas djegieve të mandateve, se mazhoranca e ka marrë pushtetin me blerje votash dhe futjes së personave të inkriminuar në Kuvend. Por, akuza duket se nuk mungojnë edhe në vetë radhët e PD-së.

Është ish-deputeti demokrat, Astrit Veliaj, i cili pasi u skualifikua si kandidat për deputet në qarkun e Beratit, shprehet se aty po kandidojnë persona me të shkuar kriminale.

“Kam pasur një raport të shëndetshëm me njerëzit që kanë pasur raport me të vërtete, kam qenë kritikë nga njerëz që janë të përfshirë në kriminele apo abuzime dhe aktualisht në PD në qarkun Berat kandidojnë persona të inkriminuar”, tha ish deputeti demokrat për Report Tv.

Ndërkohë, për Lulzim Bashën, Veliaj e vlerësoi për vlerat e tij perëndimore, por shtoi se nuk ka forcën e duhur për të ndëshkuar pandëshkueshmerinë dhe se kjo do të jetë një problem nëse ai merr qeverinë. Për këtë Astrit Veliaj tha se Basha le të rrijë kryetar partie, por nuk mund të jetë Kryeministër dhe se në atë post duhet propozuar një emër që është larg baltosjes nga politika.

“Marrëdhëniet me Bashën kanë qenë edhe larg edhe afër. Sa herë shkelte parimet rrija larg, sa herë i zbatonte afrohesha. Kam qenë gjithmonë kritikë për shkeljen e parimeve nga baza dhe i kam raportuar dhe nga Basha kam marrë përgjigjen “mos u përziej me këtë punë”. Por çështja nuk është këtu . Ata po bashkëpunojnë me njerëz që të ndajnë pushtetin imagjinar në të ardhmen. Këtë problem nuk e kam me bazën por me atë grup që ka kapur PD-në. Nuk mendoj se Basha është i pa informuar për të gjitha qarqet se çfarë ka ndodhur, por mosreagimi apo pamundësia e tij për të vepruar ka sjellë këtë. Basha nuk e ka forcën për të luftuar, është në një ngërç me vete. Ai është perëndimor, por i mungon kuraja për të luftuar pandëshkueshmërinë. Ai duhet të ndërgjegjësohet vetë që të krijojë një model qeverisje. Ai duhet ta ndërgjegjësojë veten e tij se do të rrezikojë një forcë politike me mosreagimin e tij. PD ka element që mund të zgjedhë emrat e duhur për të qeverisur. Kjo është një mundësi e artë për të që të bëjë ndryshimin. Një lider nuk duhet të mendojë për karrigen e  tij, por akti e bën atë të madh dhe duhet mbyllur kjo histori “unë , unë dhe askush tjetër”. Ai nuk po kontrollon dot me bazën, ajo është shthurur.  Basha nuk ka autoritetin pasi nuk ka ndëshkueshmëri ndaj pandershmërisë. Po ndahen parcelat e pushtetit gjatë natës”, tha Astrit Veliaj

Ish deputeti u shpreh se PD është parti e vlerave dhe se të larguarit apo ata që kanë 30 vite që japin kontribut në këtë parti të votojë atë, pasi është një logo e madhe dhe duhet të vijë në qeveri, por shtoi se duhet të ndryshojë mentaliteti dhe qasja e kreut të PD dhe kryesia të reflektojë këtë ndryshim në bazë. Ai madje hodhi edhe akuza se një mandat  në këshillin bashkiak është shitur për 1500 euro.

“Ata që kanë kapur PD kanë bërë manovra të ndryshme dhe  kanë trafikuar votën. PD është një logo e madhe se kushdo nga demokratë në këto 30 vite të votojnë PD për një ndryshim të madh. E kam denoncuar disa herë ata që kanë kapu PD dhe i kam çuar raportet tek kryetari, mos u merr me atë punë ti ka qenë përgjigja. Dhe në këshillin bashkiak kanë shkuar persona që kanë blerë mandatin me 1500 euro. Partia ka cenuar sistemin e vlerave demokrate në kontribute, ky është një fenomen  i rrezikshëm. Nuk duhet të vazhdojë  kjo frymë. Unë dua të ndryshojë mentaliteti dhe qasja e kreut të PD dhe kryesia të reflektojë këtë ndryshim në bazë”, tha ish deputeti demokrat në qarkun e Beratit

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: beratpdVeliaj

Të tjera

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Para

10% e popullsisë globale mund të jetë infektuar me koronavirus, ja çfarë thotë studimi i fundit i OBSH-së

Lajmet e fundit

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English