Instituti i Shëndetit Publik në vend ka njoftuar se ditën e sotme më datë 05.10.2020 janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Ndërkohë 150 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 144
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 912
Testime totale 93021
Raste pozitive 14,410
Raste të shëruara 8,825
Raste Aktive 5,185
Humbje jete 400
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2695
Durrës 555
Shkodër 398
Lezhë 262
Korçë 242
Elbasan 236
Fier 225
Vlorë 184
Kukës 132
Berat 114
Dibër 80
Gjirokastër 62.