Pas miratimit me 96 vota të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Kuvendi ka zgjedhur me 106 vota kryetarin e Komisionit të Ri Zgjedhor, Ilirjan Celibashin.
Celibashi ka marrë 106 vota pro, mjaftueshëm për t’u emëruar kryekomisioner i KQZ-së së re duke u rikthyer kështu në krye të KQZ-së.
Kujtojmë se Ilirjan Celibashi ka mbajtur postin e kreut të KQZ-së më herët gjatë periudhës 2001 – 2006. Ndërkohë në vitin 2013 ai u zgjodh deputet i qarkut të Fierit për Partinë Socialiste.
Celibashi u shpreh se “interesi për ta zhvilluar ndryshe karrierën profesionale” ishte shtysa e parë që e nxiti për të kandiduar në këtë post.