Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hije dyshimi për koncesionin Milot-Fier? Belinda Balluku e justifikon me ‘pandeminë’ shtyrjen më 28 tetor për dorëzimin e ofertave

13:35 05/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Autostrada Millot-Fier do të jetë një tjetër PPP të cilën qeveria shqiptare po orvatet që ta japë me pagesë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Shtatori duhet të kishte qenë dhe muaji kur qeveria do të përzgjidhte edhe ofertat e kompanive, por Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka argumentuar se kjo vjen në një kohë kur kompanitë kanë kërkuar më shumë kohë, për përgatitjen e dosjeve për shkak të vështirësive që janë krijuar nga pandemia.

Nisur nga kjo, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), ka shtyrë me një muaj afatin për dorëzimin e ofertave për projektin “dhënie me koncesion/partneritet publik privat (PPP) e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier”.

Data e re finale për paraqitjen e ofertave është 28 tetori, teksa më herët ishte 28 shtatori.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka argumentuar se, kjo vjen në një kohë kur kompanitë kanë kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e dosjeve, për shkak të vështirësive që janë krijuar nga pandemia.

Por “GazetaReforma.com” ka mësuar nga burime brenda MIE-s, se më shumë se sa një zgjatje afati për dokumentacion të paplotësuar, duket se ministria e Belinda Ballukut, po përpiqet që të “kopsitë” çështjen e paracaktimit të fituesit të PPP-së, pa hasur në kontestimin e operatorëve të tjerë.

“Duke vlerësuar situatën tepër të vështirë, të krijuar jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën nga gjendja epidemiologjike (sëmundja SarsCov2, virusi Covid-19), gjë e cila ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e subjekteve tregtare dhe më gjerë si dhe nisur nga kërkesa e vazhdueshme e operatorëve të ndryshëm, drejtuar AK për vështirësitë e hasura në përgatitjen si dhe dorëzimin e të gjithë dokumenteve të kërkuara sipas DPK dhe si rrjedhim me kërkesën për më tepër kohë në hartimin dhe plotësimin e tyre, vlerëson nevojën e shtyrjes së afatit të dorëzimit të ofertave të procedurës me objekt “Dhënie me koncesion/PPP Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-ThumanëKashar- Luzi i Vogël- Fier”,- thuhet në dokumentin e MIE.

Projekti për rrugën Milot-Fier

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e hapi procedurën për rrugën Milot -Fier në muajin korrik të këtij viti. Kjo rrugë, sipas prezantimit që bëri në atë kohë ministrja Balluku, do të jetë e gjatë 115 kilometra dhe do të përshkohet për 75 minuta. Rruga do të ndërtohet nga koncesionari dhe do të jetë me pagesë.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për koncesionarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro.

Koncesisoni ka një afat 35-vjecar por trafiku do të garantohet për më pak se gjysmën e viteve të operimit.  Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro.

Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro. E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimlae prej 7% të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: Belinda Ballukufierkoncesionmilotrruga

Të lidhura

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

DASHI Keni energji në anën tënde, por tani ke nevojë edhe për drejtim. Ke qenë impulsiv në disa vendime, por...

07:57 07/08/2025
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë
Aktualitet

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

Zhvillimet e fundit në sektorin publik të teknologjisë së informacionit në Shqipëri tregojnë qartë se monopoli i gjatë i Ermal...

23:04 06/08/2025
Para

Parlamenti miraton Kodin e Ri Zgjedhor, ja pikat e përfshira në të (Numri votave pro)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

07:57 07/08/2025
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

23:04 06/08/2025
Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

22:43 06/08/2025
Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

20:54 06/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.