Ish kryetari i KLSH, Bujar Leskaj , do të kandidojë për deputet i PD-së në Qarkun e Vlorës, ndërsa biznesmeni Agron Shehaj, nuk shfaqet në listën me 39 emra, që do të votohet sot nga anëtarësia. Demokratët e degës Vlorë kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose kundër një kandidature. Ndërkaq, për Sarandën kryesia e PD ka vendosur emrin i e Ilir Nikollës, i cili në zgjedhjet e 25 qershorit 2019 kandidoi si i pavarur për kryetar bashkie, ku kishte arritur të fitonte rreth 20% të votave
Kjo është lista me emrat e kandidatëve:
Dega Vlorë:
- Alta Haluci
- Atird Hoxha
- Bujar Leskaj
- Edmond Fetahu
- Eneida Vera
- Eremal Arapi
- Fation Veizaj
- Hysni Sharra
- Ilva Lamaj
- Juliana Xhindoli
- Kreshnik Alimerko
- Liljana Elmazi
- Lorenc Danaj
- Martin Gega
- Nada Daullja
- Nadire Meçorapaj
- Piro Ahmetaj
- Saemira Shaska
- Vullnet Karalliu
Degët Delvinë dhe Himarë:
- Aferdita Dhimojani (Himarë)
- Arjan Dhimertika (Himarë)
- Ervis Iljazi (Delvinë)
- Julian Zoto (Delvinë)
- Ndricim Mehmeti (Delvinë)
- Savo Prifti (Hmarë)
- Vladimir Kumi (Himarë)
Dega Sarandë:
- Ilir Nikolli
- Irini Naci
- Jolio Dine
- Klaudija Bajrami
- Kreshnik Bozho
- Shpetim Ahmeti
- Skerdilajd Sulozeqi
- Zana Piro
Dega Selenicë:
- Ajen Grabova
- Gezim Ademi
- Leonard Rakipaj
- Perparim Shametaj
- Rezarta Beqiri
Ndërkaq në qarqet Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe Lezhë, Elbasan, Durrës ka përfunduar votimi për emrat e kandidatëve.
/Gazeta Reforma/