Një atentat mafioz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kalithea të Greqisë, ku persona të maskuar, ende të paidentifikuar ekzekutuan një personazh të njohur të botës greke të krimit.
Mediat fqinje kanë shkruar se bëhet fjalë për ekzekutimin e Evangelos Pallis, i njohur ndryshe edhe si “Apashi”, i cili është dënuar të paktën dy herë për vrasje dhe që ka luajtur një rol të rendësishëm në kryengritjet në burgjet greke gjatë viteve 2000.
Pallis, i njohur si “Apashi”, shquhej si një personazh që merrte porosi për vrasje me pagesë të emrave të njohur të krimit në Greqi.
Kalimtarët e rastit e gjetën “Apashin” të mbuluar me gjak e më pas lajmëruan policinë dhe autoambulancën.
Ekzekutimi i tij ndodhi vetëm dy vite pasi ai ishte liruar nga burgu.
Palis u dënua me burgim për dy vrasje me porosi. Njëra nga vrasjet u krye në vitin 1995 dhe tjera në vitin 2002.