Skip to content
Bota

Shkon në 35 milion numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën, ja vendet më të prekura

· 1 min lexim

Koronavirusi po vijon të përhapet me një shpejtësi të madhe në gjithë botën dhe deri më tani numri i të prekurve ka arritur në 35 milion.

Ndërkohë Covid-19 ka shkaktuar mbi 1 milion e 15 mijë të vdekur në të gjithë botën.

Numri zyrtar i përgjithshëm i viktimave në të gjithë botën aktualisht është 1,033,678, edhe pse shifrat vijojnë të jenë në rritje.

Pesë vendet me numrin më të lartë të infeksioneve me  Covid-19, sipas Universitetit John Hopkins janë:

  1. SH.B.A. – 7,393,244
  2. India – 6,549,373
  3. Brazil – 4,906,833
  4. Rusia – 1,209,039
  5. Kolumbia – 848.147

Vendet që kanë raportuar më shumë viktima nga COVID-19:

  1. SHBA – 209,399
  2. Brazil – 145,987
  3. India – 101,782
  4. Meksikë – 78,880