Ka vazhduar ping-pongu i deklaratave në distancë ndërmjet kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.
Pas deklaratës së kryeministrit ku i përmendte presidentit Meta borxhet që ky i fundit ka ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, pasi e bënë kryeministër, kryetar parlamenti dhe president, ka reaaguar Presidenca nëpërmjet zëdhënësit të saj, Tedi Blushit.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, zëdhënësi i Presidencës, Blushi, shkruan se duhet të rrespektohet marrëveshja e 5 qershorit.
Në reagim e tij theksohet se shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder.
Duke e quajtur kryeministrin ironikisht si Profeti i Kokoshkave, Tedi Blushi në postimin e tij shkruan se më 25 prill sektit të Ramës do t’i vijë fundi.
Postimi i plotë:
RESPEKTO MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT PROFET I KOKOSHKAVE!
Më mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar.
Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.
Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet.
Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti.
Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.
Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.
ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR.
Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!
Kundër-reagimi i Ramës:
Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është kundërpërgjigjur sërish këshilltarit të Presidentit Meta, i cili tha më herët se Rama duhet të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa e cilësoi kryeministrin edhe si tradhëtar.
Me anë të një postimi në rrjetin social tëitter, Rama i ka kërkuar sërish Metes që të mos t’i shmanget por t’i përgjigjet pyetjes se çfarë borxhi i kanë më akoma shqiptarët presidentit, pasi ata ia kanë dhënë të gjitha postet e larta që Meta ka drejtuar.
Postimi i plotë:
“Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma”, shkruan Rama.