Policia rrugore ka ushtruar ‘dorë të hekurtë’ gjatë mesnatës së djeshme, ku ka bërë kontrolle të rrepta në aksin Sauk-Teg.
Si pasojë e postbllokut dhe pikave të radarit, Policia Rrugore ka arrestuar 6 shoferë dhe ka tërhequr 23 patenta. pasi janë kapur me shpejtësi tej normave në autostradën Sauk-TEG.
Nga kontrollet që janë bërë nëpërmjet radarit, Policia Rrugore policia ka deklaruar se janë regjistruar shpejtësi nga 151 km/h deri në 173 km/h.
Bëhet me dije se 12 patenta janë hequr për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i plotë:
Vijon monitorimi me Radar, në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Drejtues mjetesh: Rruga është e të gjithëve dhe jeta është e shtrenjtë. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës.
23 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga këto 12 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
6 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Edhe pse kontrollet janë shtuar sëtepërmi në akset me rrisk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.
Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësisë që varionin 151 km/h – 173 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën.
Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë , për disa orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 151 km/h – 173 km/h, .rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.26 mg/l deri 0.49 mg/l.