As figurat e artit dhe kinematografisë nuk mund t’i shpëtojnë dot infektimit me koronavirus. I tillë ka qenë edhe rasti me yllin 62-vjeçar të kinematografisë shqiptare e cila edhe pse është shtruar në spital, gjendja e saj fatmirësisht është e qëndrueshme.
Bëhet fjalë për aktoren simpatike Rajmonda Bulku, e nderuar me disa çmime kombëtare.
Mësohet se aktorja Bulku, është shtruar në spital ku po merr kurën e nevojshme për t’u shëruar nga koronavirusi.
Ylli 62-vjeçar ndodhet në gjendje të qëndrueshme raportojnë mjekët.
Rajmonda Bulku ka marrë pjesë në më shumë se 20 filma artistik, ndërkohë që mbahet mend edhe si pjesë e lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se, tre qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërkohë që kanë rezultuar të infektuar edhe 152 të tjerë.
/GazetaReforma.com/