Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur kwtw tw shtunw në Paris. Një grua dhe katër fëmijë nga e njëjta familje, janë gjendur të vdekur pas një sulmi me thikë dhe çekiç.
Viktimat u gjetën në shtëpinë e tyre në periferinë veriore të Noisy-le-Sec.
Pranë tyre janë gjendur edhe armët e krimit.
Ndërkohë, policia njofton se i dyshuari u gjet i plagosur pranë viktimave të tij dhe po merr trajtim shëndetësor në spital Beaujon në Clichy, thonë mediat franceze.
Ai është një burrë, që u gjet i plagosur rëndë dhe pa ndjenja.
/GazetaReforma.com/