Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Maqedonia po dëmton liqenin e Ohrit/ Bie niveli i ujit në Pogradec, asnjë reagim zyrtar nuk ka nga Klosi dhe Çuçi

19:47 03/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Prej disa kohësh republika e Maqedonisë së Veriut ka hapur portat e shkarkimit në Strugë dhe nëpërmjet ujit të liqenit të Ohrit po balancon rezervat hidroenergjetike në lumin e Drinit të Zi.

Kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së gjatë të reshjeve dhe thatësirës, edhe pse nga ana tjetër një hapje e portave tej normave të lejuara, po shkatërron brigjet e liqenit në Pogradec.

Liqeni i Ohrit i cilësuar si më i vjetri në Europë dhe me një biodiversitet të rrallë, ketë vit po përballet me rënie të nivelit.

Por as ky fakt dhe as shkatërrimi i bregut shqiptar nuk kanë shqetësuar deri tani as ministrinë e Turizmit, të Blendi Klosit, dhe as ministrinë e Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave, të Blendi Çuçit.

Stafet e dy ministrave socialistë dhe as vetë ata, nuk kanë lëvizur deri tani as “gishtin e vogël” për këtë shkatërrim që po i bëhet bregut liqenor në Pogradec.

Ndërkohë kujtojmë këtu edhe deklaratën e vet ministrit të Turizmit, Klosi, bërë vetëm pak ditë më parë në një debat televiziv, ku u shpreh se “sezoni turistik në Shqipëri do të vazhdojë për gjatë gjithë vitit”.

Por ndërkohë që sezoni turistik po “vazhdon”, ministri Klosi nuk ka reaguar për këtë fenomen që po shkatërron bregun shqiptar në Pogradec.

Uji është tërhequr me të paktën 20 metra nga bregu, ndërkohë që janë krijuar duna rëre në brigjet e tij.

Hapja e portave të Drinit të Zi nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë të përsëritur por edhe mungesa e reshjeve, shkakton rënie të nivelit të liqenit në pjesën Shqiptare.

Ky liqen një pasuri e çmuar për dy vendet, përdoret nga shteti fqinjë si një basen për të plotësuar nevojat e prodhimit të energjisë elektrike, duke shkaktuar kështu dëme në ekosistemin e liqenit.

Kryesisht në pjesën e Tushemishtit, tërheqja e bregut vihet re më së shumti ndërsa mes dunave të krijuara këtu, flamingot duket se kanë gjetur kushte të përshtatshme për të qëndruar.

Janë 16 individë që gjenden në këtë pjesë të bregut ndërsa për specialistët, kjo është diçka e rrallë.

Flamingot kanë vizituar liqenin e Ohrit dhe janë kthyer në një tjetër atraksion.

Thuajse një vit më parë, pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit, fitoi statusin e sitit të UNESCO-s, duke u listuar si pasuri e trashëgimi kulturore dhe natyrore.

/GazetaReforma.com/

 

 

 

Etiketa: liqeniOhripogradectharje

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Shkarkimi për ceremoninë në anijen ushtarake/ Kapiten Meçollari padit Shtabin dhe Ministren Xhaçka: Urdhri i eprorëve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.