Në 24 orët e fundit, Kosova ka shënuar tri humbje jete prej koronavirusit.. ISHP njoftoi gjithashtu se ka kryer 544 testime gjithsej, ndërsa janë konfirmuar 53 raste të reja,
Nga COVID-19 janë shëruar 56 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1 341.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar gjithsej 15 758 persona, prej të cilëve 13.787 janë shëruar, ndërsa 630 kanë vdekur.
Dje, Kosova raportoi 54 raste të reja dhe asnjë humbje jete.
/GazetaReforma.com/