Vetëm gjatë tre ditëve luftime midis forcave ushtarake armene dhe atyre azerbajxhanase deri më tani raportohen 100 persona që kanë humbur jetën për rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se deri më tani Armenia ka informuar se 84 ushtarë të saj kanë humbur jetën nga përplasja, përfshirë edhe disa persona civilë.
Ndërkohë Azerbajxhani nuk ka zbuluar ende humbjet e tij ushtarake, por ka konfirmuar shtatë vdekje civile.
Kujtojmë që 3 ditë më parë është rindezur konflikti për rajonin Nagorno-Karabahut të pretenduar nga të dyja palët.
Historiku i shkurtër i konfliktit:
Sipas Associated Press (AP), rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit, duke përfshirë edhe Malësinë e Karabakut, ka mbetur nën okupimin e paligjshëm nga Armenia për afro tre dekada.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe vendime nga shumë organizata ndërkombëtare i referohen këtij fakti dhe kërkojnë tërheqjen e forcave okupuese të Armenisë nga Malësia e Karabakut dhe shtatë rajonet fqinje të okupuara të Azerbajxhanit.
Rajoni i okupuar i Malësisë së Karabakut përfshin qytetet Shusha, Hankendi, Hoxhali, Asgaran, Hojavand, Aghdara dhe Hadrut.
Shtatë rajonet e tjera të okupuara të Azerbajxhanit janë përreth zonës së Malësisë së Karabakut, duke përfshirë Lachin, Kalbajar, Aghdam, Fuzuli, Jabrayil, Qubadli dhe Zangilan.
Gjatë konfliktit të Malësisë së Karabakut, mbi një milion azerbajxhanas u detyruan të zhvendosen brenda vendit, ndërsa 20 mijë u martirizuan në operacione ushtarake dhe 50 mijë u plagosën dhe mbetën invalidë, sipas shifrave zyrtare të Azerbajxhanit.
Të paktën 4 mijë azerbajxhanas u zhdukën gjatë konfliktit, kurse fati i tyre mbetet i panjohur. Më shumë se 2 mijë azerbajxhanas u kapën dhe u morën peng nga forcat armene.
BE ka bërë thirrje për zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tërheqjen e ushtrisë armene nga territoret e okupuara të Azerbajxhanit, respektimin e integritetit territorial dhe kufijve të njohur ndërkombëtarisht të palëve dhe dhënien fund të situatave të ndërkombëtare të paligjshme dhe të detyruara.
Deklarata e Përbashkët e nënshkruar në Samitin e Partneritetit Lindor në Bruksel më 24 nëntor 2017, riafirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e të gjithë partnerëve të saj.
Në prill të vitit 2016, Armenia edhe një herë bëri një provokim ushtarak, duke sulmuar zona të populluara të dendura të Azerbajxhanit përgjatë vijës së konfliktit, duke shkaktuar viktima.